INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushqimi më i mirë kundër plakjes/Benefitet e bajames

Ushqimi më i mirë kundër plakjes/Benefitet e bajames

Publikuar më: 20:15 08-04-2019

Të pasura me zink, riboflavin dhe niacin, bajamet përmbajnë të gjitha elementet që kontribuojnë në ruajtjen e lëkurës, si dhe thonjtë dhe flokët. Një racion i vogël me 23 bajame (rreth 160 kalori) siguron 60% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës E, e cila ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, i shkaktuar nga faktorët mjedisorë si rrezet UV, ndotja, tymi i cigareve dhe faktorë të tjerë mjedisorë.Të mbushura me mirësi natyrore, vitamina dhe minerale, sjellin shumë përfitime shëndetësore dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rutinën e përditshme të mirëqenies dhe bukurisë.

Trajtimi i vetes me një meze të lehtë me bazë bajame është gjithashtu një zgjidhje e shijshme për të mbushur bateritë tuaja dhe për të zvogëluar lodhjen. Bajamet, në fakt, janë një koncentrat i ushqyesve që e mbushin metabolizmin me energji./cna.al

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174