INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushtarë të mbinatyrshëm?  Plan për të ndërhyrë në trurin e tyre [VIDEO]

Ushtarë të mbinatyrshëm? Plan për të ndërhyrë në trurin e tyre [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 01-05-2017

Ushtria amerikane po shqyrton mënyrën për të ndërhyrë në trurin e njeriut për të rritur aftësitë njohëse të ushtarëve. Agjencia e Kërkimeve të Avancuara të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara  zbuloi se po financon tetë përpjekje të veçanta kërkimore për të përcaktuar nëse stimulimi elektrik mund të përdoret me siguri për të 'rritur mësimin dhe për të përshpejtuar aftësitë e trajnimit'. Në fund të fundit, duke bërë këtë mund të lejojë një person për të zotëruar aftësitë komplekse më shpejt, ndërkohë që normalisht do ti duheshin mijëra orë praktikë. Programi, i quajtur Programi i Trajnimit të Neuroplasticitetit synon të përdorë sistemin nervor periferik të trupit për të përshpejtuar procesin e të mësuarit. Kjo do të bëhet duke aktivizuar një proces të njohur si 'plasticitet synaptik' - një proces kyç në tru që përfshihet në mësim - me stimulim elektrik. Programi u njoftua fillimisht vitin e kaluar dhe tani, dega e kërkimit financon tetë përpjekje në shtatë institucione për të kuptuar se si mund të bëhet kjo. Studiuesit po punojnë për të identifikuar mekanizmat fiziologjike që mund ta bëjnë trurin më 'adaptiv' kur stimulohen gjatë procesit të mësimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158