Policia e Egjiptit ka vrarë 19 militantë islamikë të akuzuar për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës ndaj të krishterëve në Egjipt. Sipas Ministrisë së Brendshme ata vdiqën në një shpërthim, pasi policia ndoqi terroristët e arratisur në zonën e shkretëtirës në perëndim të provincës Minya, thuhet në deklaratë. Shtatë të krishterë më herët u vranë në një sulm mbi dy autobusë pranë një manastiri në Minya.
Grupi i Shtetit Islamik ka thënë se ka kryer sulmin.