Nene të reja janë shtuar në rregulloren e ushtrisë për femra në Izrael.
Sipas njoftimeve të fundit mësohet se tashmë ushtaret femra e kanë të ndaluar të heqin recipetat, madje as në gjumë.
Kjo gjë ka sjell pakënaqësi tek ushtaret dhe shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të grave të cilat kanë reaguar.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ushtria izraelite vendos rregulla të rrepta për ushtaret femra.
Ato e kanë të ndaluar të mbajnë bluze të bardha, të pinë duhan dhe të mbajnë pantallona të shkurtra.
Madje pak kohë më parë u raportua se një nga instruktoret femra të repartit ushtarëve u largua nga detyra pasi ushtarët meshkuj ishin ankuar se nuk ndiheshin mirë në praninë e saj.
Ushtria izraelite ka pasur rënie të numrit të ushtarëve në 30 vitet e fundit, pasi nuk kanë rekrutuar nënshtetas me origjinë arabe, por numri i femrave është shtuar ndjeshëm.