“Hatixhe” është shndërruar në hit jo vetëm për shqiptarët!
Corey Bank është ushtari amerikan që tashmë është “shndërruar” në një personazh shoëbiz, për shkak të këngëve që këndon, pikërisht ato të Capital T.
Pas “Pse po ma lun lojën”, radhën e kishte kënga e re “Hatixhe”, tekstin e melodinë e së cilës Corey Banks, e ka mësuar pothuajse përmendësh.
Kësaj here, Capital T e ka pulikuar në profilin e tij ushtarin duke e kënduar Hatixhen, bashkë me një koment.
“Qëllimi është shqip. Dhe ata i mësojnë këngët e mia me zemër. Corey, do të shihemi së shpejti”, ka shkruar Capo, duke lënë në njëfarë forme të kuptohet, se ai do të jetë pjesë e ndonjë kënge të tij në të ardhmen.
A thua vallë Trimi do ta bëjë pjesë të ndonjë projekti të tij ushtarin amerikan?