Një ushtar britanik ka vdekur në Malawi të Afrikës, gjatë operacioneve kundër gjuetisë së kafshëve. BBC raporton se Mathew Talbot, 22 vjeç, i Gardës së Batalionit ishte në një patrullë më 5 maj kur u sulmua nga një elefant, e për pasojë ndërroi jetë.
Sekretarja i Mbrojtjes britanike, Penny Mordaunt, tha se 22-vjeçari shërbeu me "guxim dhe profesionalizëm të madh. Ky incident tragjik është një kujtim për rrezikun që ushtria jonë përballet kur mbron speciet më të rrezikuara në botë nga ata që kërkojnë të përfitojnë nga gjuetia e paligjshme e kafshëve të egra”. Trupat britanikë janë vendosur në Afrikë për të rritur luftën kundër gjuetisë së paligjshme.