Një ushtar francez që qëndronte më pak se një metër larg nga presidenti i vendit, Emmanuel Macron pësoi gjendje të fikëti, menjëherë pasi një grup në skenë këndoi himnin francez “La Marseillaise”.
Skena u shfaq live në llogarinë zyrtare të Tëitter të Macron, që po transmetonte mesazhin e Presidentit për ushtrinë franceze e vendosur në N’Djamena, kryeqyteti i vendit afrikan, ku ata udhëheqin një operacion kundër terrorizmit për më shumë se katër vjet.
Fjalimi i presidentit, i cili zgjati më shumë se njëzet minuta, u pasua nga këndimi i himnit. Teksa vargu i fundit i “La Marseillaise” u shqiptua, një ushtar në rreshtin e parë ra përtokë.
Shokët e tij nxituan ta ngrinin atë ndërsa ushtari dukej i pavetëdijshëm. Macron fillimisht dukej i tronditur dhe më pas u bashkua me turmën që u mblodh rreth ushtarit.