INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushtria e Asadit bombardon spitalin e fëmijëve në Alepo

Ushtria e Asadit bombardon spitalin e fëmijëve në Alepo

Publikuar më: 09:58 17-11-2016

Një spital, një qendër për grumbullimin e gjakut dhe disa auto-ambulanca janë goditur nga sulmet e forcave qeveritare të Sirisë në pjesën lindore të Alepos. Të paktën 32 persona mbetën të vrarë, mes tyre edhe fëmijë kanë mbetur të vrarë në sulmet e dy ditëve të fundit në Siri.

Shoqata e Mjekëve të Pavarur, e cila mbështet disa objekte në Siri, tha se Spitali i Fëmijëve Bajan është dëmtuar keq. Sulmet ajrore kanë rinisur të martën, pas një pushimi tre javor të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia.

Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, është i ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012, pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0016589164733887