Një grusht shteti është organizuar në Sudan, ku ushtria ka rrethuar pallatin presidencial duke hyrë edhe në televizionin shtetëror.
Ushtria më pas njoftoi krijimin e një qeverie tranzitore ndërsa presidenti Al Bashir u dorëhoq pas 30 vitesh në pushtet.
Të gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë u arrestuan. Sipas mediave edhe aeropori kombëtar i vendit është mbyllur.
Me mijëra persona dolën në rrugë për të festuar zhvillimin më të fundit pasi ata prej kohësh protestonin për të rrëzuar qeverinë.
Në rrugë njerëzit këndoni në kor për të festuar rënien e presidentit Al Bashir.