INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushtron dhunë, Drake përfundon në Gjykatë [FOTO /VIDEO]

Ushtron dhunë, Drake përfundon në Gjykatë [FOTO /VIDEO]

Publikuar më: 11:59 24-06-2016

Drake mund ta ketë mirë me disa producentë në muzikë, por me njërin prej tyre gjërat nuk kanë shkuar siç pritej.

Sipas TMZ, Producenti i famshëm Detail, po synon ta çojë Drake në gjyq me pretendimin se ai ka ushtruar dhunë mbi të. Njeriu që fshihet pas hiteve të Beyonces dhe Rihannës thotë se në vitin 2014, Drake i kërkoi të ishte producenti i tij ekskluziv.

Kjo erdhi menjëherë pasi ata kishin punuar bashkë në “Own it”, nga albumi i 2013-ës “Nothing Was the Same”. Detail thotë se ai e refuzoi marrëveshjen që të mund të bashkëpunonte edhe me artistë të tjerë. Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer  reperit kanadez  dhe në qershor të po atij viti, e ka thirrur Detail në shtëpinë e tij me pretekstin për të punuar për diçka.

Pas mbërritjes në mes të natës, producenti i ftuar është përballur me truprojën e Drake, i cili ka nisur ta godasë duke thënë gjëra që linin të kuptohej se kjo kishte qenë një “porosi” e reperit. Nga ky incident Detail kishte dalë me nofullën e thyer. Tani ai e ka paditur Drake për një shumë ende të pazbuluar parash.

Article Logic
Execution time: 0.0033290386199951