Policia e Fierit ka arrestuar një 31 vjeçar, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 4 vjeçar. Pas kallzimit të bërë nga bashkëshortja e shtetasit Brunavil V. specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan 31-vjeçarin, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikollogjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases V.V, 31 vjeçe, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të tyre të mitur 4 vjeçar.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.