INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që pushton majat e Himalajeve

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që pushton majat e Himalajeve

Publikuar më: 10:57 22-05-2017

Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në tokë “Everest”.

Uta Ibrahimi sapo ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaya, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralwaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit.

Ecja ka filluar në fshatin Jagat, 1200 metër lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4200 metër.

Lugina Ralëaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar Budizmi gjatë shekullit të 17 dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036377906799316