INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uthulla e mollës dhe efektet e mahnitshme të saj në lëkurë

Uthulla e mollës dhe efektet e mahnitshme të saj në lëkurë

Publikuar më: 10:36 20-06-2017

Vetitë e pH-së, acidet natyrore alfa-hidroksi dhe acid acetik e bëjnë uthullën e mollës një përbërës ideal për të trajtuar thuajse të gjitha problemet e lëkurës.

Uthulla vepron si një agjent qetësues dhe riparues për lëkurën. Uthulla ka një nivel pH shumë të ngjashëm me lëkurën e njeriut dhe acidet natyrale minimizojnë poret tonifikojnë lëkurën dhe i jep shkëlqim.
Më poshtë do të lexoni të gjitha mënyrat se si mund ta përdorni uthullën e mollës për të kuruar probleme të ndryshme të fytyrës

Acidet alfa-hidroksi mund të ndihmojnë në pastrimin e lëkurës nga qelizat e vdekura. Me kalimin e kohës, përdorimi i rregullt i uthulles mund të ndihmojë në zbehjen e shenjave dhe njollave të lëkurës.

Përdorni një top pambuku për të aplikuar uthullën e mollës për 30 minuta në lëkurë. Përsëriteni dy herë në ditë deri në gjashtë javë për rezultate më të mira.

Puçrra fytyre
Acidi malik i gjetur në uthullëm e molles e bën atë një pastrues të shkëlqyer të fytyrës. Jo vetëm që zbut lëkurën, por gjithashtu funksionon si agjent pastrues antifungal dhe antibakterial.

Uthulla e mollës mund të ndihmojë gjithashtu në minimizimin e poreve dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, duke e bërë kështu një zgjidhje të shkëlqyer natyrale për tonerin e lëkurës.
Aplikimi: Përzihet ½ filxhan ujë dhe ½ filxhan uthull molle me disa pika vaj livandoje . Aplikojeni direkt në lëkurë me një top pambuku.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549