Ato janë dy ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare të cilat i kanë dhuruar shumë hite publikut tonë. Prej kohësh kanë njoftuar për një bashkëpunim dhe më në fund erdhi nën titullin “Nuk e di”. Kjo këngë është publikuar nën logon e “Ultra Music”, pjesë e së cilës Era është prej vitesh.
Një klip shumë interesant që përmban disa skena të ndryshme dhe provokuese, por sigurisht që më të veccantat janë kur motrat Istrefi shfaqen bashkë. Në njërën nga skenat, Nora dhe Era shihen të lidhura prej gërsheti ndërsa mbajnë veshur fustane mbrëmjesh në ngjyrë vishnjë.
Më pas motrat bëhen joshëse të veshura me body në ngjyrë të zi dhe të bardhë, teksa na dhurojnë disa lëvizje twerk.