Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare e cila kohët e fundit ishte në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes dhe ndarjes nga Seldi. Mimoza Shkodra shfaqet gjithmonë e kuruar në daljet e saj publike, ku bie në sy për linjat e hijshme dhe bukurinë natyrale.
Edhe pse ka lindur në Zvicër dhe jeton atje, këngëtarja shqiptare nuk e ka harruar kurrë origjinën e saj, madje udhëton shpesh drejt vendit tonë.
Së fundmi, ditën e sotme teksa po u niste për në Tiranë, këngëtares i ka ndodhur një e papritur dhe i është shtyrë fluturimi Zyrih-Tiranë.
Në disa foto të siguruara nga portali Newsbomb.al, shihet fare mirë që këngëtarja është shumë e rraskapitur, madje është ulur të hajë edhe në tokë, ndërsa pranë saj mban një valixhe.