Angelina Jolie i ka hapur jetës romantike një dritare të re?
BraAngelina ishin ndër çiftet më të dashur në të gjithë botën. Divorci mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt po bëhet gjithmonë e më i vështirë për shkak të fëmijëve të tyre. Mes dy aktorëve po bëhet një luftë e ftohtë sidomos pas insistimit të aktores që Brad-it të mos i lejohet të takojë fëmijët.
Pas ndarjes së tyre, ata janë kthyer në objektivin e lajmeve rozë dhe shpesh hidhen aludime për romancat e reja që kanë krijuar pas ndarjes. Sipas “News Weekley” flitet se Angelina Jolie aktualisht është në një lidhje me aktorin e njohur Keanu Reeves të cilin së fundmi e kemi parë në rolin e “John Wick”. Revista pohon se të dy aktorët dukeshin shumë të dashuruar tek sa pushonin së bashku në ishujt grek këtë verë.