INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vaji i kokosit, një produkt për të gjithë trupin!

Publikuar më: 17:00 18-06-2016
Vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, veçanërisht për lëkurën. Tashmë nga mjekësia moderne konsiderohet si “vaji që bën mrekullitë”. 
Të gjesh produkt bukurie të mirë është si të gjesh një mik të ri. Sidomos në këtë kohë na duhet një produkt për fytyrën, flokët, duart, këmbët dhe sigurisht që ekziston një zgjidhje për të gjitha këto. Është një produkt i nënvlerësuar, 100% natyral dhe natyrisht që bëhet fjalë për vajin e kokosit.
 
Benefitet e vajit të kokosit nisin që në mëngjes, sa mbarojmë më larjen e dhëmbëve në mund ta përdorim për t'i zbardhur ato, por dhe për një arome të freskët. Por përdorimi i mëngjesit sigurisht që nuk mbaron këtu sepse mund ta kombinoni me kafen e preferuar për një shije më te këndshme dhe për më shumë energji.
 
Por, vaji i kokosit është tepër efektiv dhe kur vjen te pjesa e flokëve dhe është shumë e lehtë për ta aplikuar atë duke masazhuar lehtë majat e flokëve. Për rezultat maksimal të pjesa e flokëve rekomandohet ta aplikoni nje natë para dhe t'i shpëlani në mëngjes.
 
Dhe tani nga flokët do shkojmë te trupi sepse duke kombinuar vajin e kokosit me kripë të trashë i ofrojmë trupit një scrub shumë të mirë duke e pastruar lëkurën shumë thellë dhe duke ofruar në të njëjtën kohë hidratim që ndjehet në mënyrë të menjëhershme!
 
Në fund, duke aplikuar vajin e kokosit në një fytyrë të pastër para se të flemë i bëjmë një dhuratë shumë të bukur vetes sepse kur të zgjohemi do kemi një lëkurë totalisht të rigjeneruar!
 
Për më shumë këshilla bukurie mund të ndiqni Sarën në emisionin IN Life, çdo të shtunë në orën 16:00 në IN Tv. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545