INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza! 6 mënyrat si të kënaqni emocionalisht të dashurin tuaj

Vajza! 6 mënyrat si të kënaqni emocionalisht të dashurin tuaj

Publikuar më: 19:22 27-01-2017

Meshkujt kanë nevoja dhe ndjenja dhe i dashuri juaj nuk bën përjashtim sigurisht. Ata nuk do ju tregojnë se për çfarë kanë nevojë ose çfarë duan, por nëse janë të pakënaqur, acarohen, largohen dhe bien në depresion. Hidhini një sy 6 gjërave që do t’ju ndihmojnë ta mbani bashkëshortin të kënaqur emocionalisht.

1-Tërheqje fizike             
Çdokush ka nevojë për tërheqje fizike. Por sa dhe çfarë lloji, varet nga njerëzit. Ju e njihni të dashurin por nëse e keni harruar se çfarë tërheqje dëshiron, provoni të rrisni intensitetin e dashurisë, duke gjetur balancën e duhur.

2-Bëni një bisedë të dhembshur

Bisedoni me të dashurin tuaj, por provo të mos përgjigjesh më shumë me ndjenjat ose mendimet e tua. Bëjë të ndihet sikur ju kujdeseni për pikëpamjet e tij dhe të kuptoni perspektivat e tij pa patur nëvojë të tregoni tuajat.

3-Kushtojini vëmendje gjatë g jithë kohës

Kaloni shumë kohë me të dashurin tuaj, vendosni telefonin silent dhe shijoni çdo moment me të. Mos flisni rreth punës, faturave ose dramave familjare.

4-Shprehni interes për të

Pyeteni hapur partnerin tuaj rreth jetës. Nëse ju e nisni bisedën të parët, ai do e kuptojë që ju kujdeseni për të.

5-Bëhuni pjesë e interesave të tij            
Nëse ai ka një hobi bëhuni pjesë e tij, organizoni evente, shkoni për piknik në liqen.

6-Krijoni hapësirën e nevojshme             
Të gjitha marrëdhëniet kanë nevojë për hapësirë. Të kalosh kohë larg njëri-tjetrit është aq e rëndësishme sa të kaloni kohë bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885