INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza bëni kujdes! Këta janë 5 meshkujt më problematikë në një lidhje sipas HOROSKOPIT

Vajza bëni kujdes! Këta janë 5 meshkujt më problematikë në një lidhje sipas HOROSKOPIT

Publikuar më: 21:24 14-03-2018

Çdo njeri ka gabimet dhe të metat e tij. Astrologët thonë se ndër meshkujt e Zodiakut janë 5 prej tyre të cilët bëjnë gabime dhe nuk i pranojnë ato. Shihni nëse jeni ju një ndër to:
1.Akrepi

Ata janë shumë xheloz dhe duan ta kontrollojnë personin që kanë në krah. Akrepi është shenja që gabon më tepër sipas yjeve. Është e vështirë të komunikosh me ta, pasi kanë vetbesim të tepruar. Akrepët mund edhe të akuzojnë partneret për gabimet e tyre.

2.Dashi

Shenja e dashit është gjithmonë e ç’akorduar dhe nuk e di asnjëherë se çfarë do vërtetë. Janë egoist dhe përpiqen gjithnjë që të fshehin gabimet e tyre.

3.Bricjapi

Bricjapët janë kurajoz dhe të pavarur, ndaj ata tërheqin gjithnjë partnere pas tyre. Ka deshirë të jetë në qendër të vëmendjes dhe e shijon jetën kur e ka nën kontroll. Është shumë kokefortë dhe kjo e ndalon të arrijë qëllimet e tij.

4.Peshqit

Nëse nis një lidhje me një Peshk, do të jesh gjithnjë e persekutuar dhe e dyshuar prej tij. Është shumë bezdisës dhe tenton gjithmonë t’ia hedh fajin të tjerëve. Gjithmonë del i pakënaqur nga çdo gjë.

5.Shigjetari

Si shok janë shumë të mirë, por si partner duhen patur kujdes. Ai është shumë i lirë që ta marrë jetën seriozisht. Jo të gjithë mund ta durojnë këtë gjë rreth Shigjetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0019478797912598