INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza bëni kujdes! Ky detaj i vogël mund të jetë një shenjë e kancerit të gjirit! [FOTO]

Vajza bëni kujdes! Ky detaj i vogël mund të jetë një shenjë e kancerit të gjirit! [FOTO]

Publikuar më: 23:52 27-11-2017

Një nënë e dy fëmijëve që po lufton me kancerin, ka shpërndarë në internet një fotografi në të cilën shfaqet një ‘gropëz’ pothuajse e padukshme në gjirin e saj. Kjo hije e vockël doli të ishte e vetmja simptomë e sëmundjes së keqe.

Claire Warner tha se nuk do ta vërente kurrë po të mos ishte një shoqe e saj, e cila i kishte treguar një artikull online për shenjat më pak të njohura të kancerit në gji. Ajo nuk e vërejti fare shenjën në gji, që është dhe treguesi më i zakonshëm i kancerit në gji. Për më tepër nuk ndihej fare e sëmurë. Tani ajo e ka publikuar fotografinë e gjirit të saj të majtë, për t’i paralajmëruar gratë që nëse kanë vërejtur diçka të tillë tek vetja, të shkojnë menjëherë tek mjeku.

gjiks.jpg

 

Një tjetër foto e tillë u bë virale në internet, ku një grua e quajtur Kylie Armstrong postoi një foto të gjoksit ku dukeshin 3 gropëza të vogla të cilat çuan në kancer të gjirit për të. “Unë po e ndaj këtë sepse shpresoj që t'i bëj njerëzit të vetëdijshëm se kanceri i gjirit nuk është gjithmonë një grumbull i dallueshëm", shkruante ajo.

gjiksi1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332