INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, bëni KUJDES! Njihuni me 5 GABIMET e pafalshme që bëni gjatë tualetit, ja si t'i rregulloni!

Vajza, bëni KUJDES! Njihuni me 5 GABIMET e pafalshme që bëni gjatë tualetit, ja si t'i rregulloni!

Publikuar më: 21:39 08-01-2019

Të gjithë vajzat e pëlqejnë make up-in pasi shpesh herë na ndihmon per të fshehur ndonjë gabim të vogël që kemi për momentin. Shpesh nga dëshira e madhe për të ndryshuar apo për të eksperimentuar bëjmë gabime të cilat na tregojnë më të madhe në moshë ose na tranformojnë fytyrën, Gabime të tilla janë këto:

1. Të dukurit më e madhe në moshë
Një nga gabimet më të mëdha të femrave është nuk e shoqërojnë stilin e tyre në veshje me mënyrën se si bëjnë make-upin. Kjo i bën ato të duken më të mëdha në moshë, sepse janë fiksuar me një stil klasik të të lyerit të buzëve apo penelit të trashë në sy, edhe kur në fakt janë veshur me rroba sportive. Gjithashtu me kalimin e moshës duhet ndryshuar edhe lloji i make up-it. Nuk është e thënë të vijëzoni gjithmonë konturin e buzës tuaj.

2. Kopjimi i fytyrave të Instagram-it
Çdo ditë e më shumë shikojmë fytyra të ndryshme me teknika make up-i të njëjtë, kjo sepse janë mësuar nga disa video Instagrami. Gjithashtu fotot profesionale kanë një make up që jo të gjitha mund ta bëni, sepse edhe nëse ju arrini atë lloj teknike të sofistikuar, me shumë mundësi ajo pamje nuk është e përshtatshme jashtë kamerës.

3. Nuk përdorni furçat e duhura
Mospërdorimi i furçave sepse këto të fundit janë të vështira është një legjendë urbane. Furçat e duhura do të bëjnë shumë më të lehtë aplikimin e produkteve në fytyrën tuaj dhe do ta përhapin njëtrajtësisht tonalitetin që ju përdorni. Por megjithatë, duhet të siguroheni se përdorni furçat e duhura për funksionet e duhura.

4. Bëni make up të rëndë sepse e bëni shpejt
Kur aplikoni make-up, sidomos në rastin e fondatinës, ky veprim nuk duhet kryer shpejt sepse ka mundësi që shpejtësia t’ju bëjë të vendosni masë më të madhe seç duhet dhe ju do të ngjani me një pamje prej porcelanim sipas living. Në fillim vendosni pak tualet dhe rëndojeni gradualisht nëse ka nevojë, por kujdesuni mos të bëni të kundërtën.

5. Mospraktikimi
Kjo mund të duket shumë e zakonshme për t’u thënë, por është një nga më të rëndësishmet. Duhet të praktikoheni vazhdimisht dhe të shihni sa më shumë video ku ka guida make up-i.

Article Logic
Execution time: 0.004796028137207