Jetojmë në “epokën e rrjeteve sociale”, ku njerëzit postojnë foto normale, por gjejnë edhe mënyra nga më të ndryshmet për të fituar pak vëmendje nga ndjekësit e tyre dhe jo vetëm. Instagram-i është rrjeti më i madh i shpërndarjes së fotove dhe shpesh herë krijon disa trende të ndryshme që aplikohen nga shumë persona, por trendi i fundit mund të quhet pa frikë i çmendur. Rrjetet sociale kanë krijuar mundësinë që njerëzit të bëjnë gjëra nga më të çuditshme. Por të ekspozosh organin seksual në supermarkete, këtë nuk e priste kush. Megjithatë tendenca e re është bërë shumë tërheqëse në shtetet e Amerikës.