Ka patuar një sërë trendesh për bukurinë në rrjetet sociale, por ky i fundit mesa duket i ka kaluar kufijtë.
Bëhet fjalë për vetullat që rrjedhin, të cilat mesa duket janë “shpëtim” në këto ditë të nxehta vere kur grimi nuk rri kurrë në vend.
Goddie May- Johnson është artistja e cila ka krijuar këto vetulla, në formën e një tjetër trendi për vajzat të cilat nuk kanë aspak frikë të guxojnë me grimin. Goddie thotë se këto vetulla mund të duken të çuditshme, ama sipas saj shum shpejt kanë për t’u kthyer në një modë të padiskutueshme.
Mbase ka të drejtë. Pasi kompani të ndryshme make up- i i kanë kërkuar kësaj vajze pikërisht këtë lloj vetulle, si demostrim për produktet e tyre të grimit.
Ndaj e vetmja gjë që na mbetet ne është të presim për të parë nëse ndonjë vajzë në rrugë do t’i ketë këtë verë vetullat të lyera kështu.