INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, doni që të gjithë të fiksohen pas jush? Njihuni me 10 sekretet se si të arrini qëllimin, zbulojini vetëm këtu...

Vajza, doni që të gjithë të fiksohen pas jush? Njihuni me 10 sekretet se si të arrini qëllimin, zbulojini vetëm këtu...

Publikuar më: 06:40 12-06-2018

Të përgatitesh për sezonin e plazhit për disa persona fillon ndryshe. Për disa fillon me palestër disa muaj para verës ndërsa për disa te tjerë duke fshehur kilet e tyre nën rërë.

Ne kemi gjetur disa mënyra se si të tregosh pikat e tua më të forta ne plazh.

10. Stili i rrobave te plazhit

Kur zgjidhni rrobat e banjos mos harroni se edhe detajet më të vogla kanë rëndësi.

9.Dekorimet dhe ngjyrat e rrobave të banjos

Ngjyrat e errëta duhet të përdoren ne vendet ku doni te fshihni volumin extra, ndersa ngjyrat e lehta duhet ti përdorni aty ku doni të shtoni volum

8.Shall plazhi dekorativ

Tashmë është shumë ë njohur kjo llojë metode. Shalli i plazhit fsheh shumë defekte në trupin tonë. Përshembull vajzat e mbushura i këshillohet që ta lidhin shallin pak më sipër belit, ndërsa vajzat e dobëta tek vithet.

7.Aksesorë

Detajet e vogëla mund të ndihmojnë duke tërhequr vemendjen nga defektet e juaja. Gjithçka mund të ndihmojë si: Një çantë plazhi, varëse, byrzylyk apo edhe syze me dizenjo të bukura në to. Por gjithmonë mbani mend se nëqoftëse e tejkaloni, atëhere kjo kthehet ne diçka të keqe.

6.Nxirës artificial

Ngjyra shumë e bardhë e lekurës tuaj, mund te bjerë pak me shumë në sy se sa trupat rreth e qark jush me një ngjyrë lëkure më të errët. Kremrat nxirës ju ndihmojnë që të dukeni me të dobët si dhe i jep lëkurës tuaj mundësinë të duket më e pastër dhe e butë.

5.Qëndrimi

Mënyra e qëndrimit ndihmon shumë në aparencën tuaj. Shpatulla të rrumbullakosura dhe kurrizi i rrumbullakosur bën të mundur që barku juaj të duket më shumë, ndërkohë që një kurriz i drejtë gjithmonë të ndihmon që gjoksi dhe beli të kenë një aparencë shumë të mirë.

4.Ushqimi

Që barku juaj të jetë i sheshtë , ju duhet të hani sa më pak të jetë e mundshme përpara se të shkoni në plazh. Së dyti duhet të evitoni produktet që ju shkaktojnë fryrjen e barkut. Është më mirë të pini ujë dhe të hani sa më shumë fruta në vend të pijeve me gaz apo karbohidrateve.

3.Peshqiri

Peshqiri që do të zgjidhni për në plazh mund tju ndihmojë shumë edhe me imazhin tuaj. Nëqoftëse zgjidhni një peshqir të madh , ai do tju bëj të dukeni më të dobët.

2.Shapkat e duhura

Në mënyrë që këmbët e juaja të duken të gjata dhe të holla duhet të bëni zgjedhjen e duhur të shapkave apo sandaleve. Evitoni këpucët me lidhëse,shirita apo zbukurime të tjera. Këto lloji do ti bëjnë këmbët të duken më të shkurtra.

1. Zgjidhni pozicionin e duhur dhe filtrat e duhura për foton tuaj

Fotot e plazhit janë mënyra e duhur për të treguar pjesët e mrekullueshme te trupit tuaj dhe të fshihni të gjitha defektet duke gjetur pozicionin dhe filtrat e duhura.

Ju rekomandojmë që të hidhni një sy tek faqet e bloggereve të njohura pasi mund tju japin disa keshilla shumë të rëndësishmë sesi te dilni në foto.

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488