INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, doni të keni mashkullin që ju pëlqen krah jush? Ndiqni këto këshilla

Vajza, doni të keni mashkullin që ju pëlqen krah jush? Ndiqni këto këshilla

Publikuar më: 09:10 02-11-2018

Të dini se si të flisni me një djalë mund të bëjë diferencën mes të qenit një femër që u sjell mendjen vërdallë djemve, ose të jeni një vajzë e bezdisshme, e cila nuk merr asnjë vëmendje.

Pra, nëse ju me të vërtetë dëshironi të bëni një djalë për vete, ju duhet të dini këto fakte:

Si të flisni me një djalë

Herën tjetër që ju të flisni me një djalë që ju pëlqen, përdorni këto dhjetë këshilla. Dhe ne mund t’ju garantojmë, se këto këshilla do t’ju bëjnë më tërheqëse se sa ju mund ta keni imagjinuar!

Djemtë i pëlqejnë të gjitha vajzat, por ata pëlqejnë në mënyrë të veçantë vetëm disa prej tyre.

Dhe djemtë i pëlqejnë këto vajza sepse ato i bëjnë të ndjehen të veçantë. Prandaj mëso se si të bësh një bisedë me një djalë dhe ta bësh atë t’ju pëlqejë dhe ju do të shihni ndryshimin.

Buzëqeshni shpesh

Herën tjetër që do jeni duke folur me një djalë që ju pëlqen, buzëqeshni më shpesh. Kënaquni me shakatë e tij, buzëqeshni kohë pas kohe qoftë edhe pa ndonjë arsye të veçantë dhe bëjini sytë tuaj të kenë atë shkëlqimin e veçantë. Në fund të fundit, kur ju jeni e lumtur, ajo duket. Dhe asnjë djalë nuk mund t’i rezistojë një vajze me një të qeshur të bukur!

Bëhu e turpshme dhe e këndshme

Përmes kohërave të ndryshme, femrat i kanë dashur burrat më kalorësiak, dhe meshkujt i kanë dashur femrat të jenë të këndshme, të ndrojtura. Tani, ka një ndryshim të madh midis të qenit një vajzë e ndrojtur, dhe një vajzë që është e turpshme. por edhe sot e kësaj dite, djemtë i kanë shumë për zemër vajzat e ndrojtura dhe të këndshme. Pra, bëhuni e tillë. Luani me flokët tuaj, kur jeni duke u menduar, kini shprehjet tuaja të lezetshme, dhe përplasini dy herë qepallat e syve sa herë mbyllni sytë.

Prekeni atë

Meshkujt kanë qenë gjithmonë të tërhequr nga kontakti i butësisë, dhe ledhatimit të një vajze. Edhe kërkimet shkencore kanë treguar se djemtë, padashur, fillojnë të tregojnë më shumë interes dhe flirtim ndaj vajzave që i prekin ato në mes të një bisede. Herë pas here, prekeni, në zona të pakomprometueshme; në shpatull, apo ndonjë vend tjetër që do të jetë i përshtatshëm për prekje rastësore, dhe ju do të shihni se si ai do të ndryshojë në shfaqjen e interesit të tij te ju.

Kërkoni mbrojtjen e tij

Gjatë evolucionit, meshkujt kanë qenë gjithmonë gjuetarët dhe mbrojtësit, ndërsa gratë kanë qenë fermerët dhe foragjeret. Kur ju t’i rindizni këtë instinkt primitiv një djali, ai do ta vlerësojë atë dhe t’ju dojë për këtë.

Kapeni për dore ndërsa kaloni në rrugë, buzëqeshni me ndrojtje dhe kërkojini atij që të ju mbajë një libër të rëndë për një minutë, kapeni për krahu kur shihni një qen të madh e të frikshëm që ju kalon pranë (mos e provoni me një Chihuahua) etj.

Bëjeni atë të ndjehet mbrojtësi juaj. Dhe ai do të dojë të jetë në anën tuaj gjatë gjithë kohës.

Article Logic
Execution time: 0.0047340393066406