INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza duhet të jeni më të kujdesshme! 8 gënjeshtrat që thotë thuajse çdo Mashkull dhe i beson thuajse çdo FEMËR…

Vajza duhet të jeni më të kujdesshme! 8 gënjeshtrat që thotë thuajse çdo Mashkull dhe i beson thuajse çdo FEMËR…

Publikuar më: 20:08 24-04-2018

Edhe pse mund të jesh mjaft e vëmendshme ndaj gjesteve, apo dyshuese në një marrëdhënie, mund të ndodhë të biesh pre e gënjeshtrave, apo të tradhtohesh nga partneri yt.

Shpesh edhe ti mund të biesh pre e gënjeshtrave të tyre, por kur e kupton “kurthin” e tij, më shpesh preferon të tregosh sikur e beson, apo sikur e ke besuar trillimin e tij. Çdo femër vepron thuajse në këtë mënyrë. Gjithsesi, le t’i hedhim një sy gënjeshtrave më të shpeshta të meshkujve që mund “t’i hanë” lehtë edhe shumë femra. Nëse i di ato, herën tjetër që ai do të thotë të njëjtat fjalë, ji pak më dyshuese dhe mos e beso verbërisht:

Je femra më e bukur dhe më pasionante, me të cilën kam shkuar ndonjëherë.

Ka ndodhur një problem në punë dhe do të qëndroj deri vonë në zyrë. Më mirë mos më prit, sepse do të kthehem në shtëpi në mesnatë.

Problemi nuk je ti, jam unë.

Nuk kisha valë në vendin ku isha dhe, kur u përpoqa të të telefonoja, m’u fik celulari, sepse nuk kishte bateri.

Sigurisht që m’u kujtua që dje më the se do i prisje flokët.

Nuk e kam harruar ditën e përvjetorit të martesës sonë. Isha thjesht duke përgatitur surprizën e duhur.

Nuk e kam idenë se si ekziston akoma kjo fotoja intime e ish-es sime në celularin tim.

Nuk ia hedh sytë asnjë femre në rrugë. Të betohem!

Sado të vëmendshme të jeni, meshkujt provojnë çdo mënyrë të mundshme për t’u dukur besnikë dhe të interesuar për ju shkruan bota.al. Besojini nëse ju kanë dhënë prova për t’u besuar, por jo verbërisht. Jini edhe pak dyshuese, sepse do t’ju mashtronin në çdo moment me gënjeshtra të tilla dhe kur të mësoni në fund të vërtetën, do të ndiheni shumë herë më keq.

Article Logic
Execution time: 0.0037651062011719