Vajza e këngëtarit të njohur Blero, Tara tashmë është rritur dhe është kthyer në një vajzë të madhe.
Ajo feston ditën e sotme ditëlindjen dhe të dy prindërit e saj Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi e kanë uruar.
Tara është vajza e tyre nga martesa e parë e këngëtarit, e cila më pas përfundoi në një divorc.
Prej vitesh Blero jeton me modeleve Afrona Dika, e cila i ka bërë vajzës një urim mjaft të veçantë dhe që tërhoqi vëmendje:
“Gëzuar ditëlindjen princeshë Tara! Sot është dita jote speciale dhe të uroj ditëlindjen më të bukur! Gëzuar, gëzuar ditëlindjen! Sa keq që s’mund ta kaloj këtë ditë speciale me ty! Të uroj më të mirat, shëndet, dashuri dhe fat në jetën tënde. Të takova 5 vite më parë si një vajzë e vogël e ëmbël… Koha fluturon kaq shpejt! Shiko si je tani… Je një vajzë e mirë dhe e edukuar falë dy prindërve të tu. Qëndro e përulur, pozitive, e ndjeshme dhe vajza e këndshme që gjithmonë ke qenë. Të uroj më të mirat! Me dashuri, Afrona”, shkruan partnerja e këngëtarit bashkëngjitur me foton.
Ky postim është pëlqyer dhe komentuar edhe nga ish-bashkëshortja e Bleros, Teuta, e cila i shkruan: “Faleminderit shume zemer perqafime nga Tara dhe une”.
Ndërkohë Blero e uron kështu të bijën: “Tara Muharremi. Urime ditëlindjen bija ime. Dashuri, emocion, ngrohtësi, inteligjencë… gjitha këto ti mi dhuron mua dhe të gjithë njerëzve që i ke rreth teje. Por gjëja që unë e veçoj pak ma shumë se tjerat virtyte tua është, që ti nuk je egoiste, por je përplot jetë dhe kujdes ndaj tjerëve. Karakteri qe ti ke formuar është krenari dhe bekim nga Zoti. Do të jem babë dhe shok i yti për sa të kem jetë. Kurse ti dije që, kur të vinë momentet e ndërlikuara në jetë, mundesh gjithmonë me thirr babin dhe babi rregullon gjithçka. Të dua ma shumë se vet jetën, gjithmonë do të jem super babi për ty!”.
Ndërsa nëna e saj, Teuta Krasniqi:
“Tara jem, drita e syve të mi, sot është data më e dashur e jetës sime, dita e lindjes tënde.Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë, më e rëndesishmja vepër që e kam bërë në jetë.Ti je kryevepra ime. Jam krenare pafund me ty. Mirësia qe ti e shpërndan cdo ditë, pozitiviteti yt dhe mënyra jote për ta parë gjithmonë anën e mirë te të tjerët, humaniteti yt, por mbi të gjitha dashuria që ti na dhuron cdo ditë, na mëson se krejt cka na nevojitet në jetë për të qenë të plotësuar dhe të lumtur është të kemi shëndetin dhe dashurinë e njëri tjetrit.
Shpirti i mamit, Urime ditëlindja e 9-të.
Pac shëndet, dashuri të pakusht, gëzime të pafundme, lumturi të pakufishme, mbarësi në cdo aspekt të jetës dhe t’u plotësofshin të gjitha dëshirat tua. Pac bekimin e Zotit. Të don mami pakufi ❤️❤️❤️ të don Kaia dhe Astro shumë dhe e gjithë falmilja