INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, e dimë që ''shkulni flokët'' për të, por ky veprim i ''SARP-it'' me siguri s’do t’ju pëlqejë! [FOTO]

Vajza, e dimë që ''shkulni flokët'' për të, por ky veprim i ''SARP-it'' me siguri s’do t’ju pëlqejë! [FOTO]

Publikuar më: 13:16 16-09-2018

Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm. E një ndër aktorët turq më të dashur nga publiku, sidomos femrat, është Çagatay Ulusoy, ose i njohur si “Sarp” në serialin “I infiltruari”.

Skandalet e kanë shoqëruar aktorin pasi u kap me drogë dhe po hetohet nga autoritetet turke. Edhe jeta private e 27-vjeçarit nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së mediave.

Çagatay është i lidhur me aktoren Duygu Sarisin. Ata janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “I infiltruari” ku ajo luante rolin e komisares Sema. Çifti disa kohë më parë pati një zënkë që çoi në ndarje, por tani janë rikthyer përsëri bashkë.

Megjithatë zënkat kanë nisur sërish pasi së fundmi Çagatay dhe Duygu kanë qenë në një festë ku me sa duket aktori nuk i ka kushtuar aspak vëmendje të dashurës duke e shpërfillur.

Mediat turke shkruajnë se Duygu ka shpërthyer në kriza xhelozie dhe çifti është larguar nga festa shumë herët.

ta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627