Ai është një nga aktorët më të mirë turk dhe së fundmi ka fituar disa role kryesorë në serialet e realizuara në vendin e tij. Fillimisht u njohëm me të te filmi “Delibal”, më pas ai u pëlqye shumë nga publiku shqiptar në rolin e personazhit kryesor në serialin “Të Infiltruarit”.
Së fundmi ka treguar se në gjimnaz nuk ishte shumë i njohur dhe shokët talleshin me të, shkruan revistawho. Mënyra se si emri i tij shqiptohet ngjan me një bretkosë, prandaj nxënësit e tjerë e tallnin. Aktori tha se: “Kur kam qenë në shkollë fëmijët e tjerë talleshin me mua dhe më thonin Sha-Sha, ose Tashao. Kur më thonin Sha-Sha mërzitesha, ndërsa Tashao më pëlqente.”
Megjithatë kjo kohë ka kaluar për të dhe tani ai është një ndër aktorët dhe modelët më të kërkuar në Turqi.