IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Vajza, e dimë që “vdisni” për Sarpin, por tani ai do të jetë pjesë e serialit më të ri në NETFLIX [FOTO]

Vajza, e dimë që “vdisni” për Sarpin, por tani ai do të jetë pjesë e serialit më të ri në NETFLIX [FOTO]

Publikuar më: 22:56 09-03-2018

Ai është një nga aktorët më të mirë turk dhe së fundmi ka fituar disa role kryesorë në serialet e realizuara në vendin e tij. Fillimisht u njohëm me të te filmi “Delibal”, më pas ai u pëlqye shumë nga publiku shqiptar në rolin e personazhit kryesor në serialin “Icerde”. 

Por së shpejti do ta shohim në një rol të ri, krejt ndryshe.  Aktori do të luajë në serialin e ri në rolin e Hakan, një djalosh me superfuqi, të cilit do i ndryshojë jeta kur të përfshihet në një mision sekret për të shpëtuar qytetin e Stambollit. 

Këtë herë aktori do të luajë përkrah aktorëve të mirënjohur edhe për publikun shqiptar si : Hazar Erguclu, Ayca Aysin Turan, Okan Yalabik dhe Mehmet Kurtulus. Seritë e para kanë nisur të luhen në Stamboll, ky prodhim vjen si bashkëpunim i kompanive të mëdha “Netflix” dhe “03 Medya”.

sarpo.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0026957988739014