INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, e dini çfarë ju ndodh nëse flini me makiazh?

Vajza, e dini çfarë ju ndodh nëse flini me makiazh?

Publikuar më: 17:10 23-07-2018

Ndodh që jeni kthyer të lodhura nga një festë apo mbrëmje jashtë dhe të mos e keni fshirë makiazhin. Por nëse kjo gjë përsëritet disa herë, duhet të dini se çfarë po shkaktoni vetes.

Dermatologët paraqesin 7 dëme të fytyrës nëse flini me makiazh:

1. Irritim i syve dhe infeksion

Gjumi me sy me makiazh mund të sjellë skuqje të tyre, irritim e madje edhe infeksion te syrit.

2. Rrathë të zinj poshtë syve

Kjo mund të rrisë ekspozimin ndaj radikaleve të lira, duke bërë që të humbisni kolagjen më shpejt dhe si rrjedhojë të plakeni para kohe.

3. Bllokim

Nëse nuk hiqni nga fytyra fondotintën, mund të sjellë bllokim të poreve të lëkurës dhe krijimin e pikave të zeza

4. Lëkurë e thatë

Nëse flini me makeup, kjo mund të bllokojë depërtimin e mëtejshëm të kremrave ushqyes, ndaj nuk do mundeni dot të hidratoni lëkurën duke e lënë atë gjithnjë e më të thatë.

5. Folikula që bllokojnë qerpikët

Nëse flini pa pastruar rimelin apo penelin e syve, mund të krijohen folikula të vogla në formë dhjamore apo qime të vogla brenda lëkurës së syve.

6. Këputje qerpikësh

Nëse flini pa pastruar sytë nga rimeli, atëherë qerpikët tuaj do jenë më të dobët, do mund të këputen më shpejt dhe rrallohen.

7. Buzë të plasaritura

Buzëkuqi mund të bëjë që buzët tuaja të thahen dhe të plasariten nëse e mbani për një kohë të gjatë, le pastaj të mbahet gjithë natën.

Përdorni më mirë pak balsam buzësh!

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583