Ka spikatur për jetën e saj luksoze, për të cilën Marina Fara dha një arsye e cila sot duket se i bie poshtë.
Pak ditë më parë vajza e Eli Farës bëri me dije se jetesën e saj të një farë niveli ia sigronte e ëma, por tashmë është zbuluar i dashuri i saj biznesmen. Neësbomb bën me dije se Marina është e lidhur me Edi Ismailin, pronari shkodran i një lokali të njohur në zonën e ish-Bllokut si dhe i disa makinave luksioze. Mësohet gjithashtu se veç të tjerave, Ismaili njihet për jetën e shfrenuar mes Belgjikës dhe Shkodrës, udhëtimet e shpeshta në vende të ndryshme si dhe makinat të shtrenjta që arrijnë në vlera shumë të larta. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë biznesmenit, të cilat tregojnë se lidhja mes Edit dhe Marinës ka filluar disa muaj më parë, ndërkohë që çifti tashmë ka shpallur edhe fejesën.