INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e Eli Farës tregon për herë të parë kush ia siguron jetën luksoze [FOTO]

Vajza e Eli Farës tregon për herë të parë kush ia siguron jetën luksoze [FOTO]

Publikuar më: 15:12 11-03-2017

Deri tani jeni njohur me format dhe fotot e saj sexy, veshjet firmato, pushimet, trajtimet estetike, me pak fjalë,  me jetën  luksoze që bën.

Por shpesh ka lindur pyetja, kush ia siguron këto lukse Marina Farës, vajzës së Eli Farës? Nisur kjo edhe nga fakti se ajo thjeshtë punon si juriste në një zyrë.

Lidhur me marrëdhënien e tyre, Eli e ftuar para pak ditësh në emisionin “Tek Unë” në “In Tv”, u shpreh se përpiqet t’ia plotësojë dëshirat vajzës, pasi ndihet në borxh për vitet që nuk ka mundur dot të jetë pranë saj.  Pra këtë lloj mirëqenie ia ka siguruar nëna artiste, e cila ka një axhendë mjaft të ngjeshur koncertesh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka jetuar për disa vite.

Tani nënë e bijë duken të pandara. Shpesh Marina e shoqëron Elin në koncertet e saj jashtë vendit, duke pasur shansin të shohë shumë vende. Edhe pse nuk është pjesë e artit, ajo është kthyer në një nga vajzat më të njohura të rrjeteve sociale, pikërisht për fotot seksi që poston dhe prezantinim e një standardi të lartë jetese.

"Instagrami dhe portalet e tjera janë risi në jetën tonë të dixhitalizuar tashmë. Mendoj që është ende në fazat e një eksperimenti social, si për mua dhe për çdo vajzë apo djalë tjetër që ka arritur popullaritet në të, është shprehur ajo në një nga intervistat e saj. "Njeriu duhet të jetë i aftë të ndajë botën virtuale me atë realen, pra të prekshmen. Nuk besoj se fama ka ndonjë ndikim në punën time si juriste”. thotë ajo

Pyetjes nëse ajo e cilëson jetë princeshe jetën e saj, i përgjigjet: “Bëj jetën që mund të përballoj. E mira nuk ka fund, kështu që nuk mund të bëj krahasime me askënd tjetër, sepse çdo njeri jeton ndryshe, me mundësi të ndryshme”.

Sa për statusin e saj, nuk ka deklaruar ende të jetë në ndonjë lidhje dashurie. Gjithsesi, filozofia e saj është se në jetë nuk duhet të varemi nga një person që të ndihemi të lumtur, por duhet të dimë të jemi të lumtur edhe vetëm.

 

16124094_133328950505867_5410471956057161728_n_1.jpg

 

16228544_217769148688549_3643570784699416576_n_1.jpg

 

13043727-105759286495027-847954129411679976-n.jpg

 

eli-marina-fara.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038788318634033