Kurorëzohet në martesë vajza e fotografit të njohur shqiptar, Fadil Berishës.
Babai i dy fëmijëve, Violet dhe Blair, ka festuar këto dy ditë ceremoninë e martesës të së bijës, që është më e madhja ndër fëmijët. Berisha, i larguar në moshën 1-vjeçare nga Shqipëria, nuk e ka harruar traditën, duke sjellë mjaft elementë të vendlindjes si kostumet popullore, tupanat, apo edhe muzika. Përveç dasmës së veçantë për shkak të traditave, Violet duhet të jetë nusja me fotot më të bukura që ekziston!/intv.al/