INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e Kate Moss, një yll në kopertinën e Vogue Italia [FOTO]

Vajza e Kate Moss, një yll në kopertinën e Vogue Italia [FOTO]

Publikuar më: 12:46 07-06-2016

Vajza e Kate Moss është vetëm 13 vjeç dhe që tani mund të konsiderohet një yll në ngritje i botës fashion.

Pikërisht ashtu pasi nuk ndodh për çdo adoleshente që të shfaqet në kopertinën e biblës fashion, revistës Vogue. Natyrisht që merita kryesore është e mamasë së saj supermodele, krah së cilës është shfaqur në kopertinën e Vogue Italia, edicioni italian i revistës prestigjoze të modës. Megjithatë talenti dukej qartë që ishte i trashëguar pasi Lila Grace zotëronte konformitetin e mamasë së saj përballë kameras. Nuk thonë kot që dardha nën dardhë bie. Por, pavarësisht talentit të mamit, fansat të shumtë kanë komentuar duke pretenduar se në pamjen fizike Lila ka ngjashmëri gati identike me babain e saj, Jefferson Hack, me të cili Kate u frekuentua nga viti 2001 deri në vitin 2004. Megjithëse në formën e fytyrës dhe qukat krijojnë më shumë përshtypjen e një mini-Kate Moss.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436