INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, e kemi shumë seriozisht! Mos ia thoni KURRË këto 10 gjëra të dashurit tuaj!

Vajza, e kemi shumë seriozisht! Mos ia thoni KURRË këto 10 gjëra të dashurit tuaj!

Publikuar më: 22:09 25-05-2018

Ka disa fjalë të cilat të thëna në mënyrën dhe në vendin jo të duhur lëndojnë shumë. Në përgjithësi janë femrat ato që preken më shumë, por edhe meshkujt kanë disa gjëra për të cilat nuk tolerojnë.

Nëse nuk doni që partneri juaj t’iu braktisë përgjithmonë nuk duhet ti thoni këto gjëra:

1-“Ti je djalë mamaje”

Duke dalë me një “djalë mamaje” është gjithmonë e vështirë, por nëse me të vërtetë e do mashkullin që ke përballë dhe do të kalosh jetën me të, nuk duhet kurrë t’ja nxjerrësh në pah këtë. Dhe përveç kësaj mos u mundo kurrë ta ndryshosh: nëse është një “djalë mamaje” në të 20-at, do të jetë “djalë mamaje” edhe në të 40-at.

2- “Më trego më shumë për ish-in tënd”

Paçka se nuk është gjë e mirë të gërmosh në të shkuarën, është gjithmonë tunduese të dish për ish të dashurën e partnerit. Duhet të shmangni pyetjet lidhur me ish të dashurën, sidomos për detajet intime.

3- “Shiko! Ajo vajza duket e paparë!”

Kjo fjali mund të çojë patjetër në sherre. Sepse nëse ai thotë po, ju do t’i kundërviheni duke i thënë se ajo është më e mirë se ju, dhe nëse thotë jo, ju duket sikur po ua fsheh të vërtetën. Më mirë mos thoni asgjë.

4- “Nuk mund të bësh qejf!”

Nëse po dilni me një partner që është i turpshëm, duhet të dini se thënia: “Duhet të mësosh si të relaksoshesh dhe të bësh qejf sepse je shumë i mërzitshëm”, do të bënte që ai të mos iu shihte kurrë me sy. Ata dinë si t’ju duan dhe janë besnikë, por janë edhe shumë të ndjeshëm.

5- “A jam unë e bukur?”

Ok, nëse doni të rrisni vetbesimin tuaj, lëreni mashkullin tuaj të qetë. Nëse ai ju do me të vërtetë, sigurisht që do t’jua thotë vetë, pa pasur nevojë ju ta pyesni.

Nëse nuk ju komplimenton nuk do të thotë se ju nuk jeni të bukura, ndoshta thjesht nuk iu do aq shumë.

6- “Ti nuk kupton asgjë nga moda”

Nëse nuk pëlqeni se si ai vishet, thjesht mos ua thoni. Një këmishë e tij mund t’ju dalë fare lehtë nga preferencat tuaja, por jo nga të tijat. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të bëni pazar me të dhe të vendosni në mënyrë të përbashkët çfarë të blini.

7- “Kur do të më marrësh përsëri në celular dhe kur do të të shoh përsëri?”

Kur je në takimin e parë me një mashkull, është gjithmonë tunduese të dish për takimin e dytë. Pavarësisht kësaj, mos pyesni rreth kësaj. Nëse e bëni, ai do të mendojë se jeni nëj vajzë “ngjitëse” dhe djemtë nuk e pëlqejnë këtë kategori vajzash.

Ai do t’ju marrë vetë në celular dhe do t’ju lërë vetë takimin e rradhës, kështu që mos u shqetësoni.

8-“Është thjesht punë”

Nëse partneri juaj ka shpenzuar ditë të tëra për një projekt të rëndësishëm, por shefi i tij i thotë se është një detyrë e dështuar, mos e ngushëlloni duke i thënë “është thjesht punë”. Përpiquni ta ndihmoni duke i thënë se herën tjetër do të dalë më mirë për shembull.

9-“Kurrë nuk do të jesh i suksesshëm”

Pavarësisht çdo gjëje, mos ua thoni kurrë meshkujve këtë gjë. Jo vetëm që ai do ta prishë marrëdhënien me ju, por do ta bëni të mendojë se është i pafat sepse ju ka juve në krah. Mbështeteni, motivojeni, frymëzojeni dhe ndihmojeni, por asnjëherë mos e qortoni.

10-“Kur do të fillosh të bësh më shumë para?”

Kjo është një pyetje, të cilën s’mund t’ja bësh askujt përveç vetes. Nuk është e thënë që dikush të bëjë para për dikë tjetër.

Nëse partneri juaj ka një pagë modeste, kjo nuk do të thotë se ju nuk mund ta doni atë. Madje, zënkat për paratë do t’ju çojnë asgjëkundi.

Dhe nëse ju interesojnë paratë në një marrëdhënie, filloni të përpiqeni vetë të fitoni më shumë, por partnerit mos ia kërkoni kurrë.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986