Edhe “vajzat e këqija” qajnë…
Rihanna është inspirim për shumë femra në të gjithë botën, por ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për të. Diva botërore e muzikës pop, ka humbur një nga njerëzit e saj më të afërt, kushëririn 21-vjeçar Tavon Kaiseen Alleyene dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta e ndau me ndjekësit e saj në Instagram para disa ditësh.
Ajo dje i dha lamtumirën e fundit kushëririt të saj dhe ka shpërthyer në lot në funeralin e tij, siç duket në fotot e siguruara nga DailyMail ku ajo shihet duke fshirë lotët në ceremoninë e varrimit.
Familjarët ishin veshur të gjithë në të bardhë në nderim të tij, po ashtu edhe Rihanna.