“Bëmë mama të të ngjaj” do të ishte diçitura perfekte për këtë foto të postuar nga Kim Kardashian. Dje kjo e fundit është surprizuar kur ka kapur në befasi vajzën North duke veshur një palë nga çizmet e saj . “Nuk e kisha menduar se do të ndodhte aq shpejt. Vogëlushja ime që më vjedh këpucët. Por, në fund të fundit ka shije të mirë” , ka shkruar Kim krah fotos së postuar. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një mama të obsesionuar pas fashionit dhe me garderoba të tëra të mbushura me firma dhe marka të ndryshme.