INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e Kurt Cobain, po aq e talentuar sa babai [VIDEO]

Vajza e Kurt Cobain, po aq e talentuar sa babai [VIDEO]

Publikuar më: 17:15 08-08-2016

Frances Bean Cobain vajza e liderit të Nirvana Kurt Cobain ka shpalosur në një video në instagram talentin e saj në të kënduar.

23 vjeçarja e cila ka ardhur në jetë nga lidhja e Kurt Cobain me Courtney Love sipas ndjekësve të saj në instagram ka trashëguar më të mirën e babait të saj muzikant. Frances ka kënduar një pasazh të shkurtër të këngës se Jimmy Eat World’s - The Middle këtë fundjavë që lamë pas dhe ka marrë kështu urimet më të mira në instagram ndër të cilët, më mbresëlënësi ishte ai i mamasë së saj Courtney Love e cila shkruan: Jam e sigurt që babai yt atje lart është krenar për ty!

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229