Vajza e Michael Jackson ka dhënë intervistën e saj të parë për revistën “Rolling Stones” ku ka bërë edhe deklaratën e saj shokuese.
Paris Jacksonn mendon se babai i saj, ylli i pop-it Michael Jackson është vrarë, madje vdekja e tij ka qenë e organizuar.
“Gjithmonë fliste se si i janë vënë pas për ta vrarë. Shumë shpesh thoshte se ‘ata do ta vrasin një ditë’. E di që kjo tingëllon si ndonjë teori konspirative, duket si një budallallëk, por fansat e vërtetë dhe të gjithë në familje e dimë që ka qenë vrasje e organizuar”, ka thënë 18-vjeçarja.
Paris thekson gjithashtu se publiku shumë shpejt do ta marrë vesh të vërtetën dhe se beson tek drejtësia.