Paris Jackson ka disa dyshime të mëdha për vdekjen e babait të saj Michael Jackson. Në një interivstë për Rolling Stones, 18 vjeçarja ka folur hapur për vdekjen e Mbretit të muzikës Pop ku shprehet absolutisht e bindur që ai është vrarë.
“Sepse është e qartë. Të gjitha rrethanat e tregojnë këtë. Tingëllon si një teori konspirative dhe si gjepura por të gjithë fansat e vërtetë dhe të gjithë fansat e vërtetë ashtu si çdo pjesëtar i familjes e di këtë. Ka qenë e gjitha një organizim. Gjithmonë fliste se i janë vënë pas për ta vrarë. Shpesh thoshte se ‘ata do ta vrasin një ditë’.
Paris thotë se nuk do të dorëzohet deri sa të vendosë drejtësinë në vend për babin e saj.
“Është si një lojë shahu, dhe do mundohem ta luaj në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Nëse ju kujtohet, “AEG Live” organizoi turin “This Is It” të Michael Jackson, dhe vajza e tij ka dalë kundër tyre. “Ata i keqtrajtojnë performuesit e tyre. I lënë të djersijnë, të dehidratohen dhe të punojnë deri sa të këputen fare”. Paris tha se kur po ndiqte një koncert të Justin Bieber, ai u duk shumë i lodhur dhe menjëherë hodhi një sy te bileta e saj dhe mendoi se si babai i saj është lodhur aq shumë saqë nuk mund të flinte. Të jetë një sinjal për Justin Bieber ky?