“Legjendat duhet të respektohen dhe nderohen”!
Kjo është deklarata e Paris Jackson që me pak fjalë certifikon faktin se si e gjithë bota i është kthyer kundër motrave Jenner për lëvizjen e tyre më të fundit në përpjekje për të shitur rrobat e tyre. Vajza e legjendës së muzikës pop Michael është vetëm e fundit në radhë që ka sulmuar veprimin e Kendall dhe Kylie, të cilat nxorrën një lojë bluzesh ku fytyrat e tyre shfaqeshin mbi legjenda të ndryshme të muzikës, ndër të cilat edhe reperat Tupac me Biggie Smalls. Bukuroshja 19 vjeçare e shprehu mendimin e saj nëpërmjet Tëitter mbi ngjarjen që shkaktoi reagimin e familjes së Notorious BIG. “Legjenda të tilla që ndryshuan tërësisht botën tonë sot, jo vetëm në botën muzikore, duhet të respektohen dhe nderohen, jo të shndërron në këtë gjë”, ishin fjalët e Paris. Ndër emra të tjerë përveç reperëve që u përfshinë në linjën e motrave të spektaklit reality ishin Metallica, Kiss, Ozzy Osbourne, The Doors dhe Pink Floyd.