“Sa shumë malli më ka marrë”, janë këto vargjet me të cilat Noizy nis këngën “Noku vogël” kushtuar vajzës së tij Leandrës.
Edhe pse larg njëri-tjetrit reperi gjen kohë që t’ia kushtojë edhe Lea-s me të cilën ka një lidhje të veçatë. Të dielën Leandra kishte ditëlindjen dhe mbushi plot 10 vjeç. Tashmë ajo vogëlushja e babait po rritet dhe po bëhet një zonjushë mjaft elegante. E rrethuar nga shoqet e saj dhe nga surprizat e mamit, Leandra duket mjaft e buzëqeshur edhe pse me siguri e ka ndjerë mungesën e babait. Ky i fundit piërisht në ditën e lindjes së vajzës bëri hapjen e një prej lokaleve që ka në Durrës, dhe besojmë se kjo nuk ishte thjeshtë rastësi. Reperi e ka të shënuar mirë në mendje ditëlindjen e “krenarisë së tij”. Edhe 100 vjeç "Noku Vogël". /intv.al/