INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, e paskemi ditur gabim! Veshjet që i provokojnë gjithmonë meshkujt nuk qenkan ato që kemi menduar deri tani

Vajza, e paskemi ditur gabim! Veshjet që i provokojnë gjithmonë meshkujt nuk qenkan ato që kemi menduar deri tani

Publikuar më: 21:32 29-05-2020

Mund të jesh njohur me një djalë, ke dalë disa herë me të, je gati për një darkë, por nuk je e vendosur çfarë të veshësh. Sa herë bëhet fjalë për të zgjedhur veshjen, meshkujt duan gjithmonë diçka të ndryshme nga femrat. Sidomos për ata, takimet e para janë shumë të rëndësishme, ndaj edhe zgjedhja me kujdes e veshjes është një detaj që nuk duhet të të shpëtojë. Ndoshta veshjen e zgjedh edhe në varësi të motit, të vendit, por në të njëjtën kohë do që të ndihesh komode. Megjithatë, duke e ditur që përshtypjet e para janë gjithmonë një çelës suksesi, merr parasysh disa rregulla që meshkujt i kanë vendosur për të parë tek një femër, pa harruar se edhe nëpërmjet veshjes ti flet.

Se çfarë do të thuash për veten, ti e vendos!


Trego disa pjesë të lëkurës

Këmbët, supet, qafën dhe krahët - meshkujt duan të shohin lëkurën. Dhe shumica e tyre pëlqejnë fundet, sepse duan të shohin këmbët. Edhe pse xhinset janë një zgjedhje shumë e mirë, nëse ke zgjedhje dhe të duket bukur, shko edhe me bluzë.


Trego disa forma

Veshjet që duhet të zgjedhësh duhet të jenë edhe sipas linjave. Pra, të tregojnë pak bel, por edhe disa forma. Mos vish bluza të gjera ose xhinse boyfriend. Mundohu të tregosh se trupi i fshehur nën një pëlhurë është një trup i bukur dhe me linja.


Por mos u ekspozo tepër

Nëse do vërtet që një mashkull para teje të fillojë ta mbajë gjallë fantazinë, atëherë bëj kujdes me zh(veshjen). Është një fije shumë e hollë mes të qenit provokuese dhe të qenit seksi. Veshjet e zbuluara tepër mund të jenë të frikshme ndonjëherë, aq sa edhe mashkullin mund ta bënin konfuz dhe më tej ta largonin.

Mos përdor veshje të komplikuara


Meshkujt nuk e kuptojnë botën e fashion-it. Fillo me një veshje të thjeshtë që tregon siluetën dhe ruaje për më vonë stilin si fashionista, pasi të kesh kaluar pak kohë me të në….

Ji e sigurt me veshjen

Mos e humb veten. Nëse nuk je e sigurt për një veshje, atëherë ndryshoje. Nëse e zeza të jep gjithmonë siguri, atë vish. Nëse je një vajzë që të pëlqen të ndjekësh modën, atëherë trego ngjyrat. Patjetër që dëshiron të tregosh më të mirën e vetes, por nëse veshja nuk të jep siguri, atëherë këtu ka problem. Nëse ke një tatuazh dhe do ta zbulosh, mos u druaj. Djemtë impresionohen nga feminiliteti, nëse e tregon natyrshëm atë.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871