Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tiranës ku një 23 vjeçar ka përdhunuar ish bashkëshorten e tij.
Sipas informacioneve mësohet se shtetasi me inicialet J.R pasi e ka ndjekur këmba këmbës deri në shtëpinë e të motrës, pastaj e ka përdhunuar.
Pas ngjarjes viktima 21 vjeçare është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 4 ku ka denoncuar ish bashkëshortin e saj.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet kapjen e shtetasit J. R., vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, ka dhunuar banesën e shtetases A.H si dhe ka përndjekur e kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me ish bashkëshorten XH. M, vjeç 21, banuese në Tiranë. Nenet 102, 121/a e 112 të Kodit Penal.