INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e skulptorit Odhise Paskali padit shtetin shqiptar

Vajza e skulptorit Odhise Paskali padit shtetin shqiptar

Publikuar më: 12:43 24-11-2016

Floriana Paskali e bija e skulptorit Odhise Paskali  ka paditur shtetin shqiptar me pretendimin se imazhi i skulpturës "Skëndërbeu" është përdorur pa lejen e autorit si “Ëatermark” në faqet e vizave të pasaportës së re biometrike që përdorim aktualisht.

Gjykata ka pranuar që trashëgimtarja e skulptorit të ndjerë Odhise Paskali të dëmshpërblehet me 1.86 miliard lekë për pronësinë e të drejtës së autorit të kësaj skulpture nëse shteti shqiptar do të vazhdojë ta përdorë atë.

Një vitë më parë, ajo kërkoi në Gjykatë që shteti shqipëtarë të dëmshpërblej trashëgimtarët e të ndjerit Odise Paskali për dëmin e shkaktuar nga shkelja e të drejtës ekskluzive të shfrytëzimit të veprave artistike bust i Skendërbeut, vepër me autor O.Paskali e vitit 1939, dhe Monument i Skënderbeut.

Pas 29 seanca nuk ka një vendim përfundimtarë, por në rast të pranimit të padisë në themel shuma që do duhet t’i paguhet vajzës së skulptorit është pranuar tashmë nga gjykata.

Seancën e radhës gjykata ka kërkuar nga Floriana Paskali të paraqesë kërkesën se si ajo do të përllogaritet përfitimi monetar i saj për pasaportat biometrike të prodhuara me imazhin e bustit të Skënderbeut pas datës 30 Prill 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936