Kuptimi i përsosmërisë dallon nga një person tek tjetri, mirëpo shkencëtarët kanë provuar të gjejnë karakteristikat fizike, të cilat do të duhej t’i ketë mashkulli i përsosur.
Këto janë disa nga predispozitat, të cilat meshkujve ua rrisin shanset te femrat, madje kjo në bazë të fakteve shkencore.
Vetulla të trasha dhe mjekra në formë katrore
Hulumtimet kanë treguar që femrat i preferojnë meshkujt e tillë kur mendojnë për lidhje afatgjatë.
Mjekra e parruar
Midis meshkujve të rruar dhe të atyre të parruar, femrat më me dëshirë kanë zgjedhur ata me mjekër të dendur, sepse këtë karakteristikë e lidhin me burrërinë.
Shenjat
Besoni ose jo, disa hulumtime kanë treguar që femrat më shumë u dorëzohen meshkujve me shenja në fytyrë.
Buzëqeshja diskrete
Femrave u pëlqen kur meshkujt kanë buzëqeshje diskrete. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo është arsyeja përse femrat i duan “meshkujt e rrezikshëm”.
Mosha
Nëse femrës i imponohet që të zgjedhë midis mashkullit të moshës së saj dhe atij pak më në moshë, kryesisht do ta zgjedhë atë më në moshë. Shkencëtarët këtë e quajnë “Efekti George Clooney”.
Kursimtari
Duket që femrat preferojnë meshkujt kursimtarë, sepse ata lënë përshtypje vetëkontrolli.
Instrumenti
Në hulumtimin në të cilin janë përfshirë tre meshkuj u kanë kërkuar numrin e telefonit femrave, nga të cilët njëri ka qenë me duar bosh, i dyti ka pasur çantë sportive, ndërsa i treti një instrument muzikor. 35 përqind e femrave të cilat i ka pyetur “muzikanti” ia kanë dhënë numrin e vet të telefonit. Tipit i cili nuk ka pasur asgjë në dorë numrin ia kanë dhënë 14 përqind të femrave, ndërkaq “sportistit” 9 përqind.
Sensi i humorit
Hulumtimi i ngjashëm me numër telefoni është bërë edhe në këtë rast. Femrat më me shumë dëshirë u kanë dhënë numrat tipave të cilët kanë ditur të bënin shaka, sesa atyre të tjerëve.