Dasmat e bukura nuk paskan fund në vendin tonë! Musa Kastrati, djali i Shefqet Kastratit, një prej biznesmenëve më të pasur e më të njohur në vendin tonë i dha fund beqarisë këtë fundjavë pasi u martua me Adelën, të cilën e ka patur partnere prej disa vitesh. Të jesh djali i Shefqet Kastratit, sigurisht që do të ketë shumë të ftuar VIP në dasëm dhe nuk mund të mungonin femrat e familjes Hoxha.
Siç duket Lori i ka shumë qejf dasmat dhe e quan veten “valle girl” ose “vajza e valleve”.
Ajo ka publikuar në Instagram disa momente nga dasma ku duket më të vërtetë e lumtur pasi gjatë gjithë kohës është duke kërcyer e duke qeshur.
Ajo është veshur me një fustan të zi të shkurtër ndërkohë që modeli i flokëve ishte i thjeshtë por i bukur. Nuk mund të vishte gjë më të bukur se ajo buzëqeshje.
Në një foto teksa mban duart në bel duke kërcyer, Lori shkruan “laje ti moj goce laje”, këngë e njohur kjo nëpër dasma, por menjëherë “fut hundët” motra e saj, Sara. Ajo i shkruan “do më nderosh” dhe me siguri e ka fjalën kur Lori të lajë shaminë e beqarisë në dasmën e saj.
Të jetë e largët kjo ditë vallë?!