Pa frikë mund të themi se trendet e fotove në Instagram këtë verë kanë ndryshuar me shpejtësinë e dritës.
Sapo një trend vinte shpejt vendin i zinte një tjetër.
Fillimisht pamë pozat me këmbët Barbie, pastaj ato si gjirafë, fotot me kurriz në breg të detit apo pranë pishinës, e shumë e shumë të tjera, nuk kishin fund!
Dhe ndonëse vera pothuajse po mbaron tani, jeni ende në kohë të shkrepni një foto me trendin që ka bërë xhiron në profilet e modeleve dhe aktoreve më të famshme.
Nëse nuk e keni një foto shtrirë apo ulur në një lisharëse, vraponi tani për t’a bërë! Dhe nëse nuk iu është mbushur mendja apo nuk keni ide se si të pozoni, fotot e mëposhtme do t’ju ndihmojnë!