Ky që i shkruan Encës mund të jetë dhe i dashuri juaj vajza, ndaj me kujdes! Kur të shikoni se për çfarë bëhet fjalë do të kuptoni që kam të drejtë!
Së fundmi Enca ka postuar disa foto shumë të “zjarrta” në Instagram, ku duket jashtëzakonisht shumë seksi dhe e bëshme. Padyshim që shumica e meshkujve që shikojnë foto të tilla, pra fotot e këngëtares, fillojnë dhe fantazojnë aq fort sa... nejse.
Gjithsesi le të kalojmë ne teme, Enca njihet për foto të tilla, por ajo që ka vënë më shumë në dukje kësaj radhe është gjoksi i saj. Enca padyshim që i ‘tërbon’ meshkujt me këto foto dhe padyshim që është një nga femrat më të dëshirueshme nga shumica e meshkujve. Këta të fundit nuk i rezistojnë dot pa i shkruar ose pa i bërë komente nga më të ndryshmet. Këtë na e ka vërtetuar vetë këngëtarja duke postuar edhe mesazhet e shumta që fansat i dërgojnë.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme, ajo me një postim thumbonte vajzat për të dashurit e tyre duke shkruar: "Unë duke e ditur që të gjithë të dashurit tuaj janë në mesazhet e mia", teksa në fund të videos shkel edhe syrin.